Volejbollistja Bleona Kadriu i mbetet besnike klubit Skenderaj.
Bleona vlerësohet edhe zemra e klubit të Skenderajt, e cila në çdo ndeshje e jep atomin e fundit.
Skenderaj janë edhe më të fortë me Bleonën e cila e ka vazhduar kontratën me këtë mjedis të organizuar dhe të respektuar.
"Bleona Kadriu, volejbollistja me e kërkuar e afatit kalimtar me oferta shumë të mëdha nga pothuajse të gjitha klubet elitare kosovare vazhdon të jetë besnike e klubit tonë KV Skenderaj.
Bleona është pjese e pandashme e Kombëtares se Kosovës, dhe cilësia e saj na ofron komoditet dhe me shumë siguri për arritjet e qëllimeve maksimale të klubit tonë.
Ne e falënderojmë Bleonën qe vazhdon të mbroje ngjyrat e skuadrës sonë dhe folenë e saj.
Bashkë jemi me të fortë’, njofton KV Skenderaj.