Skenderaj është prëforcuar me reprezentuesen e Kubës, Egli Sabin Terry.
Është e gjatë për një volejbolliste cilësore dhe që luan në dy pozicione, e gjatë 184 centimetra.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje edhe me një tjetër reprezentuese shumë cilësore nga Kuba.
Egli Sabin Terry luan në dy pozicione, organizatore e lojës dhe kryesulmuese, prandaj mendojmë që është një transfer shumë i qëlluar e cila do të rris cilësinë e ekipit tonë.
Egli ka zgjedhur KV Skenderaj pasi qe e ka bindur projekti i madh dhe investimi ne klub”, njofton mes të tjera klubi skenderajas.