Kombëtarja e Kosovës U20 në konkurencen e meshkujve e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik.
Në ndeshjen për vendin e pestë 'Dardanët' kanë arritur të mposhtin Maqedoninë e Veriut në një ndeshje mjaft interesante.
Pas disavantazhit prej 0:2 në sete, Kosova ka arritur të rikthehet duke e fituar ndeshjen me rezultat 3:2 në sete.
Federata e Volejbollit e Kosovës uron lojtarët dhe stafin e trajnerëve për këtë fitore të arritu.