Drejtori sportiv i klubit me të vjetër në kryeqytet të volejbollit (femrat), Prishtina – F, Mehdi Mehmeti, tha se i ka synimet e qarta me klub dhe nuk e kthen kokën pas më!
Prishtina F dhe KVF M-Technologie, firmosën marrëveshjen e fuzionimit, por u prishë brenda dy ditëve.
Prishtina – F, ka deklaruar hapur se marrëveshjen e prishi KVF M-Technologie
“Ne si klub, e dijmë se do të fitojmë ligjërisht por nuk kthehemi më që ta diskutojmë atë marrëveshje.
E di se prej fillimit deri në fund jam unë dhe vetëm unë fajtor pse u ula me ta të bëjë këtë marrëveshje.
E di që nëse vazhdojmë rrugën ligjore ne do të dalim fitues në të gjitha aspektet por thash në intervistën e fundit ne po kthehemi te vendin ku ishim dhe të punojmë për të u kthyer në elitë.
Edhe një herë ju kërkojë falje për gabimin e bërë në lidhje me marrëveshjen.
Se u pa që kjo ishte një kurth dhe ne ramë në grepin e kësaj kurthe”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.