Sezoni 2022-2023 në volejboll është në prag, pasi këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e para. Eventi që çel siparin është Kupa e Federatës.
Në këtë event marrin pjesë 4 skuadrat më të mira të sezonit të kaluar. Më datën 17 shtator do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve dhe pas një jave ato të femrave.
Takimet do të luhen në Tiranë dhe sfidat gjysmëfinale janë: Tirana-Vllaznia e Erzeni-Partizani për meshkuj si dhe Skënderbeu-Partizani e Tirana-Barleti Volley për femra.
Meshkuj (17 shtator)
Tirana – Vllaznia, 18:00
Erzeni – Partizani, 19:00
Femra (23 shtator)
Skënderbeu – Partizani, 17:00
Tirana – Barleti Volley, 19:00.