Volejbolli i Kosovës nuk e ka edhe problem të sjell edhe vendime interesante, madje të dënohet një volejbolliste pas pothuajse 4 muajve siç është Valmira Ramadani.
Duke iu referuar burimeve të volejbollit, me datë 26 maj Valmirës iu është tërhequr vërejtja por habia është se rasti rikthehet në rishqyrtim dhe dënohet me një ndeshje.
Nuk është problemi dënimi i volejbollistes, por Komisioni Disiplinor i FVK-së, ku ishin pothuajse qe 4 muaj, në pushime verore?

Vendimi
Dhe habia tjetër, përse u rikthye në rishqyrtim dhe pas hedhjes së shorti për kampionat, dënohet një volejbolliste!
Lojtarja ka shkaktuar problem në muajin maj, ndërsa ajo dënohet me 15 shtator dhe klubi Fer Volley me 200 euro.