Pas përfundimit të javës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj e femra, u zyrtarizuan edhe volejbollistët e huaj që janë federuar për sezonin 2022-2023. Te meshkujt konfirmohen dy argjentinasit e Tiranës: Juan Esteban Rodrigues dhe Nahuel G.LaPera.
Lëvizjet më të mëdha i kanë bërë skuadrat e femave, ku tri të tilla kanë volejbolliste të huaja. Te Tirana ka mbërritur Anastasiia Atapalina, ndërsa te Vllaznia e Skënderbeu luajnë nga tri lojtare.
Te Skënderbeu janë federuar Kayla Desiree Williams, Krystsina Kazetskaya dhe Yukie Hana Okuhara, ndërsa te skuadra shkodrane luajnë Hanna Kniazeva, Dayra Auramchyk dhe Liubov Pronina.
Gjithsesi, numri i lojtarëve të huaj pritet të rritet në vijim të sezonit, sidomos kur të ahpet merkto e dimrit. Partizani për meshkuj e femra si dhe Erzeni për meshkuj pritet të bëjnë disa përforcime, pasi synojnë titullin kampion.
Femra
Tirana: Anastasiia Atapalina
Skënderbeu: Kayla Desiree Williams, Krystsina Kazetskaya, Yukie Hana Okuhara
Vllaznia: Hanna Kniazeva, Dayra Auramchyk, Liubov Pronina.
Meshkuj
Tirana: Juan Esteban Rodrigues, Nahuel G.LaPera.