Tirana mposhtet

Volejboll

Tirana mposhtet

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 22:24
Tirana

Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj është mundur 3-1 nga ekipi sllovak i Rieker Komarko, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Challenge Cup (Kupa e Sfidantit). Takimi u luajt në Komarko të Sllovakisë, një ndeshje ku bardheblutë nuk shkuan më së shumë se një set i fituar.

Me pak kujdes, Tirana e trajnerit Arben Sako mund të kishte marrë diçka më shumë, por loja e kampionëve të Shqipërisë ishte me luhatje. Seti i parë mbyllet 25-21 për vendasit, që më pas fitojnë me lehtësi 25-12 setin e dytë. Tirana “zgjohet” dhe dominon në fushë në setin e tretë, ku fiton 25-20.

Gjithsesi, sllovakët mbyllin gjithçka në setin e katërt, ku fitojnë pa shumë probleme 25-18 e krejt takimin 3-1.

Pas një jave, në Tiranë do të luhet ndeshja e kthimit, që do të jetë vendimtare për vijimin e mëtejshëm të aventurës europiane për bardheblutë. Tirana është ekipi i vetëm shqiptare që luan në Europë këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat