Suxho viziton Kosovën

Volejboll

Suxho viziton Kosovën

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 22:57
Suxho viziton Kosovën

Ish-kapiteni i SHBA-ve në volejboll, ylli i kësaj kombëtare, volejbollisti me origjinë shqiptare Donald Suxho, të dielën qëndron për vizitë në Kosovë.

Suxho, me origjinë nga Korça, ka prekur majat e volejbollit botëror, nga Kampionatet Botërore e deri te Lojërat Olimpike, në të cilat ishte edhe kapiten i SHBA-ve.

Donald Suxho të dielën pritet në selinë e FVK-së nga presidenti Bahri Gjinovci dhe përzgjedhësi Lorik Ilazi, derisa vizita e tij do të jetë e hapur edhe për mediat e interesuara.

Takimi i Suxhos me drejtuesit e FVK-së do të bëhet të dielën në orën 17:00.

Ai për herë të dytë e viziton vendin tonë dhe dashurinë e mbështetjen e tij për Kosovën e Shqipërinë, e ka dëshmuar edhe në të kaluar, përmes mbështetjes direkte me përvojën e dijeninë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat