Peja më e mirë se Ferizaj

Volejboll

Peja më e mirë se Ferizaj

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 11:04
Peja

Peja vazhdon me startin perfekt në sezonin e ri, mposht Ferizajn!

Peja ka arritur edhe fitoren e tretë nga tri ndeshjet e para të Superligës A, meshkujt.

Pejanët mposhtën Ferizajn me rezultat 3-0, në një ndeshje tejet interesante.

Ferizajasit luftuan në secilin set, sidomos në të dytin dhe tretin, por eventualisht ishin të pafuqishëm të bënin më shumë kundër kampionit në fuqi, i cili fitoi setet me rezultat 25-20, 25-22, 25-22.

Për Ferizajn kjo ishte humbja e dytë nga dy ndeshje të luajtura deri tani.

Kujtojmë se përballja e Ferizajt kundër Lubotenit, e paraparë të luhej në xhiron e dytë, është shtyrë për një datë tjetër, për shkak të angazhimeve të Lubotenit në garat ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat