Partizani ende i pamposhtur

Volejboll

Partizani ende i pamposhtur

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 16:09
Partizani ende i pamposhtur

Është mbyllur java e tretë e Superligës në volejboll për meshkuj, që ka konfirmuar skuadrën e Partizanit në krye të klasifikimit me 9 pikë të plota. Të kuqtë e trajnerit Tomorri mundën 3-0 Teutën në kryeqytet (25-19, 25-22, 25-14), një ndeshje që dhuroi rivalitet e emocione vetëm në setin e dytë.

Po 3-0 fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mposhti Elbasanin (25-17, 25-20, 25-17), duke korrur suksesin e parë sezonal. Pa probleme fitoi 3-0 edhe Erzeni, që mundi në kryeqytet Studentin (25-18, 25-23, 25-23). Fitore disi e vështirë e ekipit shijakas, që vuajti në dy setet e fundit për të mposhtur Studentin.

Rikthehet te fitorja në kampionat ekipi i Tiranës, që mposhti 3-0 Vllazninë në “Fahrie Hoti”. Ndonëse pritej një përballje e fortë, në fushë dominoi Tirana, që pati epërsi në të trija setet (25-20, 25-16, 25-10). Tirana luajti mirë edhe pse në mesjavë mori pjesë në arenën ndërkombëtare.

Superliga-Meshkuj, java e tretë

Skënderbeu – Elbasani, 3-0

Studenti – Erzeni, 0-3

Partizani – Teuta, 3-0

Tirana – Vllaznia, 3-0

Renditja: Partizani 9 pikë, Erzeni 8 pikë, Tirana 6 pikë, Studenti 4 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 2 pikë, Elbasani 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat