Legjenda e volejbollit shqiptar, Donald Suxho, ish reprezentues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qëndruar për disa ditë në Kosovë.
Suxho ka vizituar kampionen e Kosovës, Dritën e Gjilanit, ku ka pa nga afër procesin stërvitor po ashtu ka diskutuar edhe me drejtuesit e klubit, sidomos me kryetrajnerin Lorik Ilazi.
Suxho aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Suxho në stërvitje
Ai e ka mbajtur edhe një stërvitje me kampionen e Kosovës.
Është volejbollisti më i shqiptar që ka pasur sporti skofiar.
“Donald Suxho viziton KV Dritën - femrat.
Vjen prapë pas 12 viteve por tani kur brenda dy vizitave te Suxhos ekipi fiton 20 trofe.
Ishte pikërisht në vitin 2010, kur atë kohë Donaldi ishte prezent, shkolla volejbollit u kthye në Akademi dhe nga sugjerimet e tij u formua ekipi Akademia Drita, ekip ku të gjitha Kampionet tona vazhduan karrierën dhe u rritën po aty…
Lorik Ilazi dhe Donald Suxho
Sot Akademia po vazhdon dhe po rritet duke vazhduar të nxjerr super talente që premtojnë dhe ju kanë lakmi edhe ekipet e botës…. e Drita çdo ditë mbush sirtarët me Kupa e trofe!
Faleminderit miku jonë Donald… kemi shumë punë përpara”, shkruan në faqen e KFV Drita.
KVF Drita