Haxhikadrija pjesë e trajnimit "International Coaching Course"

Volejboll

Haxhikadrija pjesë e trajnimit "International Coaching Course"

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:44
Haxhikadrija

Trajneri i Kisovës i volejbollit, Blendi Haxhikadrija pjesë e trajnimit "International Coaching Course"

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U20, meshkujt, Blendi Haxhikadrija i është nënshtruar kursit ndërkombëtar për trajnerë, "International Coaching Course", i cili mbahet në Budapest të Hungarisë.

Me rekomandimin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) ai do jetë pjesë e këtij kursi, i cili mbahet prej vitit 1972.

Mbështetur nga solidariteti olimpik, në këtë kurs marrin pjesë trajnerë nga e gjithë bota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat