Superliga A, femrat: Fushë Kosova mposht Feronikelin në ndeshjen hapëse të xhiros së katërt!
Fushë Kosova ka regjistruar një fitore të pastër, 0-3, kundër Feronikelit, në përballjen e vlefshme për xhiron e katërt të sezonit 2022/23 të Superligës së Kosovës në volejboll.
Ishte një fitore e pritshme për vashat e Istref Elezajt, derisa "Nikli" po paraqitet kryesisht me një ekip të rejash.
Ekipi nga Drenasi tregoi një paraqitje të fortë në setin e tretë, derisa e pësoi me rezultat të ngushtë 22-25, por u mposht bindshëm në dy setet paraprak, 3-25 respektivisht 16-25, shkruan në faqen e FVK-së.