Drita ia shkakton humbjen e parë kampionit

Volejboll

Drita ia shkakton humbjen e parë kampionit

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 23:08
Drita

Drita ka regjistruar një fitore të madhe dhe të rëndësishme, edhe pse me rezultat të ngushtë 3-2, kundër kampionit në fuqi të Superligës A, meshkujt, të shtunën mbrëma.

Gjithmonë do të ishte një detyrë e vështirë për gjilanasit përballja me fituesin e dy kupave të kampionatit të kaluar, por arritën triumfin falë vetëmohimit të pashoq sidomos në dy setet e fundit.

Pejanët po avanconin 2-1 në sete pas të tretit, pasi të parin fillimisht ekipi gjilanas e kishte fituar me rezultat 26-24 (Peja i fitoi dy setet pasuese 23-25 dhe 19-25).

Sidoqoftë, në vijim, djelmoshat e Idriz Berishës u rikthyen për ta fituar setin e katërt dhe të pestë me rezultat 25-22 respektivisht 15-12, për t'ia shkaktuar Pejës humbjen e parë të sezonit 2022/23.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat