Prishtina F shënon edhe një fitore në Superligën B

Volejboll

Prishtina F shënon edhe një fitore në Superligën B

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 23:19
Prishtina F

Volejbollistet e Prishtina F shënuan edhe një fitore, e dyta me radhë në Superligën B.

Vashat kryeqytetaset shënuan fitore në udhëtim me rezultat 1:3 (11:25, 25:21, 22:25, 16:25) ndaj Ulpianës së Lipjanit, në kuadër të javës së tretë.

Pas fitores me 3:1 ndaj Ferizajt, sot morën dhe një trepikësh tjetër në luftë për t’u rikthyer në Superligën A të Kosovës.

Prishtina F ka dy fitore, dhe vetëm një humbje me rezultat të ngushtë 3:2 nga Klina. 

Nga nëntë pikët të mundshme kanë mbledhur 7 sosh. 

Drejtori sportiv KV Prishtina F, Mehdi Mehmeti, është i kënaqur me lojën e vashave të tij.

“Vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të mëdha”, shkruan në faqen e KV Prishtina F.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat