Skënderbeu kampion mposht edhe Teutën

Volejboll

Skënderbeu kampion mposht edhe Teutën

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:53
Skënderbeu kampion mposht edhe Teutën

Me ndeshjen Skënderbeu-Teuta, 3-0, luajtur në Korcë, është mbyllur java e 4-t e Superligës në volejboll për femra. Një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra vendase, kampione e Shqipërisë, që pati epërsi gjatë gjithë kohës.

Në të trija setet, skuadra e Skënderbeut shkëputej që në pikët e para dhe thellonte diferencën me kalimin e kohës: 25-16, 25-13, 25-10 rezultati i tri seteve. Falë këtij triumfi, Skënderbeu ngjitet në krye të renditjes me 12 pikë të plota, duke mos iu ndarë Partizanit.

Superliga-Femra, java e 4-t

Korabi – Tirana, 0-3

Lushnja – Vllaznia, 1-3

Barleti Volley – Partizani, 0-3

Skënderbeu – Teuta, 3-0

Renditja: Partizani 12 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Tirana 9 pikë, Barleti Volley 8 pikë, Lushnja 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat