Pas xhiros së katërt në Superligën A, femrat, vazhdojmë të kemi dy ekipe që kryesojnë tabelën me bilanc të qind për qind të fitoreve.
Skenderaj dhe Drita ndajnë pozitën e parë me nga 12 pikë, pas fitoreve kundër M-Technologie respektivisht Fer Volley.
Në pozitën e tretë është Fushë Kosova, e cila këtë xhiro pati punë të lehtë kundër Feronikelit. Pozita e katërt është rezervuar për Fer Volley me katër pikë, derisa M-Technologie zë vendin e parafundit me tri pikë.
Në vendin e fundit vjen Feronikeli, ende pa pikë të fituara këtë edicion.