Peja kryeson

Volejboll

Peja kryeson

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:57
Peja kryeson

Rezultatet dhe renditja pas xhiros së katërt në Superligën A, meshkujt.!

Është mbyllur java e katërt në Superligën A, meshkujt dhe tashmë kemi tabelën me pikët dhe renditjen.

Peja, pavarësisht humbjes nga Drita këtë xhiro me rezultat 3-2, vazhdon të kryesojë me 10 pikë, një më shumë se "Intelektualët" në pozitën e dytë.

Image

Në pozitën e tretë me shtatë pikë, vjen Skenderbeu pas fitores 3-1 kundër Lubotenit me rezultat 3-1.

Në vendin e katërt pozicionohet G.E Theranda me pesë pikë, derisa në xhiron e fundit fitoi kundër Ferizajt me rezultat 3-2.

Ferizaj dhe Luboteni zënë pozitat pesë dhe gjashtë me nga dy respektivisht zero pikë, por me nga një ndeshje më pak të luajtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat