Skenderbeu ka mposhtur kampionin në fuqi të Superligës A të Kosovës, meshkujt, Pejën, të enjten mbrëma, në përballjen që u luajt në kuadër të javës së pestë.
Pejanët e filluan ndeshjen mirë, duke fituar setin e parë me rezultat 25-20.
Megjithatë, vetmohimi i pashoq i Skenderbeut në tre setet pasuese eventualisht iu shpërblye, me djelmoshat e Imri Lacajt që fituan 21-25, 27-29 dhe 23-25, për t'i siguruar tri pikë të rëndësishme nga ky takim i vështirë.
Skenderbeu tash grumbullon 10 pikë, aq sa ka edhe Peja.