Peja do të kërkojë të këndellet pas disfatës nga Skenderbeu

Volejboll

Peja do të kërkojë të këndellet pas disfatës nga Skenderbeu

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:22
Peja do të kërkojë të këndellet pas disfatës nga Skenderbeu

Këtë fundjavë luhen ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën A, meshkujt, ku po zhvillohet garë tejet e fortë për primat në tabelë.

Aktualisht tri ekipe kryesojnë me nga dhjetë pikë, me Skenderbeun, Pejën dhe Dritën që do të kërkojnë të shkëputen nga njëra tjetra këtë xhiro.

G.E Theranda, e cila në xhiron e mesjavës pësoi humbje nga Luboteni, pret Dritën, po ashtu që futet në këtë përballje pas një disfate me rezultat të ngushtë nga Ferizaj.

Kampionia në fuqi e Superligës, Peja do të kërkojë të këndellet pas disfatës nga Skenderbeu, në përballjen kundër Lubotenit.

Në takimin tjetër, Ferizaj do të kërkojë ta vazhdojë me fitore, teksa përballë do të ketë Skenderbeun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat