Xhiroja e gjashtë zë vend në fundjavë, vëmendja në Prishtinë dhe Ferizaj!
Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e gjashtë në Superligën A, femrat, derisa do të jemi dëshmitarë të tri përballjeve interesante, me vëmendjen që padyshim është te ndeshja M-Technologie - Drita dhe Fer Volley - Fushë Kosova.
M-Technologie futet në këtë takim e motivuar pas fitores kundër Fushë Kosovës në xhiron e fundit, derisa Drita po ashtu tregoi paraqitje impresive kundër Skenderajt.
Në anën tjetër, Fer Volley pati punë më të lehtë në xhiron e mesjavës, derisa triumfoi kundër Feronikelit, e cila ndeshet me Skenderajn.