Drita ka mposhtur Feronikelin me rezultat 0-3 si mysafire, të enjten mbrëma, në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë të Superligës A, femrat.
Kampionët në fuqi, në letër, pritej të kishin punë të lehtë kundër "Niklit" - ekip që po luan kryesisht me lojtare të reja.
Setin e parë mysafirët e fituan me rezultat 13-25, 14-25 të dytin dhe 12-25 të tretin.
Kështu, Drita vazhdon me bilanc të qind për qind këtë sezon me shtatë fitore nga po aq ndeshje të luajtura, në kontrast me Feronikelin që ende nuk ka fituar asnjë pikë.