Ferizaj ka regjistruar fitoren e dytë brenda po aq ditëve kundër rivalit lokal, Lubotenit.
Në përballjen, e cila u luajt në kuadër të xhiros së shtatë, Ferizaj fitoi me rezultat 0:3.
Setin e parë mysafirët në letër e fituan me rezultat 23-25, të dytin me rezultat 18-25, për ta thelluar avantazhin në setin e tretë 15-25.
Pas kësaj fitoreje, Ferizaj grumbullon 12 pikë, ndërsa Luboteni ka tre pikë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Luboteni luajti kundër Ferizajt në ndeshjen që kishte mbetur nga xhiroja e dytë.