Skenderaj më i mirë se Fushë Kosova

Volejboll

Skenderaj më i mirë se Fushë Kosova

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 23:05
Skenderaj

Skenderaj mposht Fushë Kosovën në ndeshjen kryesore të xhiros së shtatë në Superligën A, femrat

Skenderaj ka triumfuar kundër Fushë Kosovës me rezultat 3:1, të shtunën mbrëma, në përballjen e luajtur në kuadër të xhiros së shtatë.

Ishte padyshim derbi i kësaj xhiroje dhe gara e fortë u pasqyrua qysh në setin e parë, me Fushë Kosovën që tregoi fuqinë duke fituar 25-22.

Mirëpo, Skenderaj u konsolidua në setin e dytë dhe arriti ta fitojë me shumë mund, me rezultat 24-26.

Vashat e trajnerit Ylli Kadriu shfaqën lojë të jashtëzakonshme në setin e tretë, të cilin e fituan me rezultat 12-25, para se ta fitojnë edhe setin e katërt dhe ndeshjen duke triumfuar 17-25.

Me këtë fitore, Skenderaj grumbullon 18 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në kuotën e 5 pikëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat