Partizani në volejboll për femra po dominon i pashqetësuar Superligën, ku nuk njeh fjalën humbje. Të kuqtë fituan sot pasdite 3:1 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”, duke korrur fitoren e shtatë në kampionat në po kaq takime të luajtura.
Ndeshje me rivalitet në tri setet e para, ku Partizani triumfon 25-18 në të parën. Më pas vjen rikuperimi i Tiranës, që fiton 25-21 setin e dytë, ndërkohë që loja është dramatike në setin e tretë, fituar 26-24 nga të kuqtë. Kjo motivon më shumë Partizanin, që dominon e fiton 25-12 në setin e katërt. Për bardheblutë kjo është humbja e dytë në kampionat.
Skënderbeu korri një fitore “flash” ndaj Lushnjës në Korcë, në një takim që nuk pati histori, fituar nga vendaset me shifrat 3-0. Të trija setet u dominuan nga volejbollistet vendase, që e merituan fitoren (25-15, 25-11, 25-18), duke qëndruar në vendin e dytë
Më e bukur ndeshja e luajtur në Farkë, ku Teuta fitoi 3-2 ndaj Korabit (25-22, 30-32, 17-25, 26-24, 6-15). Një ndeshje e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat rivalizuan në katër setet e para, ndërsa në atë final dominoi Teuta, që korri fitoren e parë sezonale
Superliga-Femra, java e 7-të
Vllaznia – Barleti Volley, 3-1
Korabi – Teuta, 2-3
Skënderbeu – Lushnja, 3-0
Tirana – Partizani, 1-3
Renditja: Partizani 21 pikë, Skënderbeu 18 pikë, Tirana 15 pikë, Vllaznia 12 pikë, Barleti Volley 8 pikë, Lushnja 7 pikë, Teuta 2 pikë, Korabi 1 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 6-të
Flamurtari – Mirdita, 3-0
Pogradeci – Elbasani, 3-1
Renditja: Pogradeci 18 pikë, Flamurtari 11 pikë, Elbasani 7 pikë, Mirdita 0 pikë.