Skuadra e Ferizajt e ka fituar derbin me rezultat 3:0 ndaj kampionit në fuqi, Pejës, në takimin që u zhvillua sonte në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ky ishte derbi i javës së tetë të elitës së volejbollit të Kosovës (meshkujt).
Butrint Ilazi, trajner i KV Ferizajt, shprehet i kënaqur me djelmoshat e tij.
"Ishte një lojë ku asnjëherë nuk u diskutua fituesi. Në këtë ndeshje funksionoi çdo gjë, kishim shumë siguri, luftuam për çdo top dhe rezultati nuk mungoi.
Skuadra jonë është e kompletuar me një harmoni shumë të mirë ku edhe me një punë të palodhshme po shpresojmë t'i kemi këto rezultate pozitive", tha Ilazi për faqen e FVK-së.