Volejbolli ka mbyllur fazën e parë të kampionatit, ku Partizani për femra dhe Tirana e Partizani për meshkuj udhëheqin renditjen. Federata Shqiptare e Volejbollit, përmes statistikave të mbajtura përgjatë këtij sezoni, ka publikuar edhe volejbollistët më të mirë, ata që kanë shënuar më shumë pikë etj.
Në “Top-5” shënueset më të mira për femra janë lojtare skuadrat e të cilave nuk janë në “podium”. Kështu, dy volejbolliste të Vllaznisë janë shënueset më të mira edhe pse ekipi shkodran klasifikohet në vendin e katërt. ndërsa për meshkuj kryeson i shkëputur nga të tjerët Osman Qepa.
“Top-5”, meshkuj
Osman Qepa (Partizani), 166 pikë
Asmend Kula (Erzeni), 133 pikë
Armando Gaxiri (Studenti), 128 pikë
Anis Çullhaj (Erzeni), 113 pikë
Nikolin Qafarena (Vllaznia), 111 pikë
“Top-5”, femra
Liubov Pronina (Vllaznia), 119 pikë
Dayra Auramchuk (Vllaznia), 118 pikë
Esmeralda Tuci (Barleti Volley), 106 pikë
Logerta Avdyli (Barleti Volley), 102 pikë
Flavia Memolla (Teuta), 94 pikë