Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së nëntë në Superligën A, meshkujt, derisa do të jemi dëshmitarë të një superderbi.
Kampionia në fuqi, Peja pret Dritën në përballjen drithëruese, e cila luhet në palestrën "Karagaqi", të shtunën me fillim nga ora 15:00.
Peja dhe Drita aktualisht zënë pozitat dy dhe tre, me pikë të barabarta në renditje - 16. Ato kanë vetëm një më pak se lideri, Skenderbeu, i cili këtë xhiro luan kundër Lubotenit, të dielën me fillim nga ora 20:00.
Në përballjen Ferizaj luan kundër G.E Therandës, të shtunën me fillim nga ora 18:00.
Gara po bëhet jashtëzakonisht e fortë me Ferizajn, që pozicionohet në vendin e katërt, që e ndajnë vetëm dy pikë me kreun e tabelës. G.E Theranda dhe Luboteni zënë dy pozitat e fundit me nga pesë respektivisht tre pikë..