Pas përfundimit të fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, do të nisin sot ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë, në të dyja kategoritë (meshkuj e femra). Në këtë fazë do të luajnë tetë skuadrat më të mira, praktikisht tetë ekipet që luajnë në Superligë.
Te femrat nuk janë përfshirë katër ekipet që luajnë në Kategorinë e Parë.
Ndarja e skuadrave është bërë në dy grupe, në bazë të renditjes që ato kanë pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit. Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e para në grupe, ndërkohë që dy më të mirat e çdo grupi shkojnë në gjysmëfinale.
Femra-Grupi A (dita e parë)
Partizani – Korabi, 18 nëntor
Vllaznia – Barleti Volley, 18 nëntor
Femra-Grupi B (dita e parë)
Skënderbeu – Teuta, 19 nëntor
Tirana – Lushnja, 19 nëntor
Meshkuj-Grupi A (dita e parë)
Vllaznia – Skënderbeu, 18 nëntor
Tirana – Elbasani, 19 nëntor
Meshkuj-Grupi B (dita e parë)
Partizani – Studenti, 18 nëntor