Skenderaj ka mposhtur M-Technologie nga Prishtina në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës A, femrat, të premten mbrëma.
Ndeshja hapëse e kësaj jave në Skenderaj dhuroi spektakël volejbolli, me të dy skuadrat që luftuan fuqishëm për fitore, por eventualisht Skenderaj arriti të triumfonte me rezultat 3-2 (22-25, 25-12, 25-16, 23-25, 15-3).
Pas kësaj fitoreje, Skenderaj grumbullon 23 pikë në pozitën e dytë, një më pak se liderja, Drita, e cila ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, M-Technologie grumbullon 10 pikë dhe mbetet në pozitën e katërt.