Drita mposht Pejën në superderbin e javës së nëntë!
Drita ka regjistruar një fitore të rëndësishme si mysafire e Pejës në "Karagaqi", duke triumfuar me rezultat 0:3 (16-25, 23-25, 22-25), në përballjen e së shtunës mbrëma.
Ishte një takim i rëndësishëm për të dy ekipet për t'u shkëputur nga njëra tjetra pasi, para duelit, kishin pikë të barabarta.
Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 19 pikë dhe, të paktën përkohësisht, kryeson në tabelë, me dy pikë më shumë se Skenderbeu, i cili ka një ndeshje më pak të luajtur.
Peja, në anën tjetër, mbetet në kuotën e 16 pikëve.