Të dielën (nesër) do të mbahet turneu për nder të veprimtarit të shquar sportiv dhe gazetarit të mirënjohur sportiv, Ismet Ramadani. I ndjeri Ramadani, pas luftës ka qenë edhe gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot”.
Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit, kampione në fuqi, konfirmon pjesëmarrjen.
“KV Drita ftohet në turneun memorial ‘Ismet J.Ramadani’
"Turneu tradicional i cili organizohet nga KVF Ferizaj për nder dhe në emër të njeriut që dha shumë për sportin e volejbollin kosovar ‘Ismet J. Ramadani’ mbahet këtë vikend në Ferizaj.
Në turne pjesëmarrës do të jenë 4 ekipe:
1. KVF Ferizaj si organizator,
2. KV DRITA - Femrat
3. KV Skenderaj
4. KV FER VOLLEY
Vitin e fundit në këtë turne Drita doli fituese e këtij turneu.
Orari i Turneut:
11:00 Hapja e Turneut
12:00 Loja 1-rë Gjysëmfinale
14:00 Loja 2-të Gjysëmfinale
16:00 Loja për vendin e 3-të
18:00 Finalja”, njofton KFB Drita.