Janë mbyllur ndeshjet e ditës së parë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj e femra. Në këtë turne, marrin pjesë 8 skuadrat e Superligës, të ndara në dy grupe.
Te meshkujt, në Grupin A, Tirana fitoi 3-0 ndaj Elbasanit (25-18, 25-16, 25-14), duke marrë menjëherë kreun e renditjes. Ndërsa në Grupin B, ekipi i Erzenit fitoi 3-0 ndaj Teutës në derbin durrsak (25-19, 25-15, 25-13). Shijakasit ndajnë kreun bashkë me Partizanin.
Te femrat, janë luajtur dy ndeshjet e Grupit B. Skuadra kampione e Skënderbeut fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Teutës (25-7, 25-13, 25-19). Fiton edhe Tirana, që në kryeqytet mposhti 3-1 Lushnjën me përmbysje (23-25, 25-19, 25-18, 25-13).
Femra-Grupi A (dita e parë)
Partizani – Korabi, 3-0
Vllaznia – Barleti Volley, 3-1
Renditja: Partizani 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Barleti Volley 0 pikë, Korabi 0 pikë.
Femra-Grupi B (dita e parë)
Skënderbeu – Teuta, 3-0
Tirana – Lushnja, 3-1
Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Tirana 3 pikë, Lushnja 0 pikë, Teuta 0 pikë.
Meshkuj-Grupi A (dita e parë)
Vllaznia – Skënderbeu, 3-2
Tirana – Elbasani, 3-0
Renditja: Tirana 3 pikë, Vllaznia 2 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Elbasani 0 pikë.
Meshkuj-Grupi B (dita e parë)
Partizani – Studenti, 3-1
Erzeni – Teuta, 3-0
Renditja: Partizani 3 pikë, Erzeni 3 pikë, Studenti 0 pikë, Teuta 0 pikë.