Kupa "Pavarësia" bashkon përsëri Kosovën dhe Shqipërinë në fundjavë!
Kupa "Pavarësia", e cila organizohet pas një bashkëpunimi të mirë mes dy federatave simotra - FVK dhe FSHV - këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri, pasi një vit më parë zuri vend në Kosovë.
Në konkurrencën e femrave, ekipet pjesmarrëse për këtë edicion do të jenë Drita, Skënderbeu, Partizani dhe Fer Volley, ndërsa në konkurrencën e meshkujve marrin pjesë Peja, Partizani, Luboteni dhe Tirana.
Ndeshjet gjysëmfinale të Kupës në konkurrencën e femrave do të zhvillohen më 25 Nëntor (e premte), gjysëmfinalet e meshkujve më 26 Nëntor (e shtunë), kurse finalet do të jenë me 27 Nëntor (e dielë), në orarin e paraqitur grafikisht.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në palestrën e lojërave "Farkë" në Tiranë.