Kryetrajneri i Skënderbeut të Kraishtës së Lipjanit, Astrit Shala, është krenar me djelmoshat e tij, për fitoren me rezultat 3:2 ndaj kampionit në fuqi, Pejës.
Skënderbeu po e sundon Superligën A dhe po tregon se e kanë përnjëmend që të luftojnë për trofe.
"Kemi luajtur kundër një skuadre fenomenale siç është Peja.
Ka qenë lojë nervash por ne në momentet vendimtare kemi qenë më efikas.
Ka qenë atmosferë e paparë deri më tash në volejbollin kosovar. I falënderoj të gjithë ata tifozë që kanë qenë në numër të madh.
Faleminderit nga donatorët tanë që na dhanë mundësinë të arrijmë deri këtu", tha Shala për faqen e FVK-së.