Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilani, eliminohet nga Kupa e Pavarësisë.
Ekipi i Skënderbeut të Korçës (femrat) është finalisti i parë i Kupës Pavarësia 2022 duke mundur në gjysmëfinale me rezultatin 3:0 ekipin e Dritës.
Kjo ndeshje plot emocion dhe rivalitet nga të dyja ekipet çeli siparin e turneut "Kupa Pavarësia 2022" e organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) në kuadër të 110 Vjetorit të Pavarësisë.
Pas pak, në ambjentet e Palestrës së Lojërave në Farkë pritet të fillojë gjysmëfinalja e dytë e femrave midis ekipit të Partizanit dhe ekipit të Fer Volley.