Peja mbyll aventurën në Kupën "Pavarësia", mposhtet në gjysmëfinale nga Partizani!
Peja i ka dhënë fund aventurës në Kupën "Pavarësia" - e cila po zhvillohet mes ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova në Tiranë, për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë.
Peja është mposhtur me rezultat 0-3 (22-25, 21-25, 20-25) nga Partizani.
Parizani në finale do të ndeshet me Tiranën, ndërsa ekipet kosovare rikthehen në Kosovë për garat nacionale.