Skënderbeu fitoi pasditen e sotme Kupën e Pavarësisë në volejboll për femra, turne që u zhvillua në Farkë, në Tiranë. Në finale, skuadra korçare mposhti 3-1 Partizanin, duke korrur trofeun e parë sezonal. Për Partizanin, që kryeson Superligën dhe ka fituar Kupën e Federatës, kjo është humbja e parë sezonale.
Një ndeshje me shumë emocione e rivalitet, ku tri setet e para u vendosën në pikët e fundit. Partizani fitoi 25-23 setin e parë, por Skënderbeu nuk dorëzohet dhe fiton 26-23 setin e dytë e më pas 25-23 setin e tretë. Pas këtij seti, skuadra kryeqytetase nuk ka më forcë, ndërsa mikeshat nga Korça kanë lojën nën kontroll.
Skënderbeu fiton me lehtësi 25-18 setin e katërt e krejt ndeshjen 3-1, duke nisur festën për këtë triumf. Në gjysmëfinale, Skënderbeu mundi kosovaret e Dritës, ndërsa Partizani ato të Fer Volej. Ky turne u organizua nga FSHV-ja në bashkëpunim me FKV.
Kupa e Pavarësisë-Femra
Drita – Skënderbeu, 0-3
Partizani – Fer Volej, 3-0
Finale
Partizani – Skënderbeu, 1-3