Klubi më i vjetër i volejbollit në kryeqytet në konkurrencën e femrave, Prishtina F, ka disa plane për periudhë afatgjate.
Drejtori sportiv, Mehdi Mehmeti, ka bërë të ditur se do të bëjnë seleksionimin e volejbollisteve.
“Prej datës 15 dhjetor do të bëjmë seleksionimin e lojtareve që do jenë pjesë e klubit Prishtina – femrat”, - njofton Mehmeti.
Prishtina F është pjesë e Superligës B të Kosovës, me synime që të rikthehet në elitë.