Ferizaj gati për finale!
Kampioni aktual i Kupës së FVK-së nga sezoni i kaluar, Ferizaj do të ketë mundësi të përsëris suksesin e një viti më parë, pasi ka siguruar finalen e madhe pas fitores 3-0 (25-23, 25-13, 25-21) kundër Skenderbeut, të shtunën mbrëma, në palestrën "Ilaz Kodra" të Skenderajt.
Ferizajasit treguan formë të lart në këtë përballje, derisa në finale e pret një test i vështirë kundër Dritës, e cila në gjysmëfinalen tjetër mposhti Pejën.
Finalja e meshkujve luhet të dielën, me fillim nga ora 19:00.