Skenderaj triumfon kundër Tiranës në Ligën "Gjergj Kastrioti"!
Skenderaj ka regjistruar një fitore të rëndësishme kundër Tiranës, të dielën pasdite, në përballjen e vlefshme për Grupin A, në konkurrencën e femrave.
Vashat nga ekipi që bën pjesë në Superligë A të Kosovës triumfuan me rezultat 3-0 (25-22, 25-15, 25-17) në sete.
Ishte një përballje që u përcoll me dominim të Skenderajt, derisa tiranaset u munduan të bënin më shumë, sidomos në setin e parë, por eventualisht u desh të pajtoheshin me rezultatin final.
Në përballjen tjetër të Grupit A të Ligës "Gjergj Kastrioti", M-Technologie pësoi disfatë nga Partizani, në përballjen që u zhvillua të shtunën.