Me përfundim të fazës së parë të kampionatit 2022-2023, Shoqata e Gjyqtarëve organizoi seminarin me temën “Protokolli ndërkombëtar i ndeshjeve dhe procesi elektronik e-scoresheet”.
Ngritja e nivelit të organizimit të ndeshjeve të volejbollit me investimet që ka bërë federata dhe klubet domosdoshmërisht kërkon edhe ngritje të vazhdueshme në nivelin e gjykimeve të ndeshjeve, dhe në kontekst të kësaj u organizua edhe ky seminar. Pjesëmarrja e kombëtareve dhe klubeve tona ne garat ndërkombëtare e ka lehtësuar në masë të madhe vënien ne zbatim të protokollit ndërkombëtar.
Procesi elektronik është obligativ në ligën e përbashkët me Shqipërinë, “Gjergj Kastrioti”, diçka që presim shume shpejt të përdoret edhe në ligën kombëtare, andaj ishe e nevojshme një seminar i tillë që të gjithë gjyqtarët të familjarizohen me procesin elektronik "e-scoresheet".
Në fund të seminarit të gjithë anëtarët e shoqatës, kishin mundësinë edhe të debatonin për fazën e parë te sezonit, si dhe adresuan disa kërkesa në drejtim të kryesisë së shoqatës që në pjesën e dytë të këtij kampionati të kemi paraqitje dhe nivel edhe më të lart të gjykimit në secilën ndeshje.
Punimet e këtij seminari i përshëndeti Komesari i Garave, Ardian Ibraj..