Peja fiton kundër Skenderbeut!
Peja ka mposhtur Skenderbeun, të shtunën mbrëma, në përballjen e vlefshme për ligën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, "Gjergj Kastrioti", në një përballje që u përcoll me rivalitet të fortë mes dy ekipeve në Grupin A, meshkujt.
Peja arriti një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme me rezultat 2-3 (25-20, 22-25, 25-19, 21-25, 12-25), derisa luftoi fuqishëm përgjatë pesë seteve për të marrë pikët e plota nga kjo përballje.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë të kësaj lige, Peja ishte mposhtur nga Tirana me rezultat 3-2.