Janë luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj.
Në Grupin A, skuadra e Erzeni ka marrë frenat e renditjes, pas fitores 3-2 ndaj Tiranës, në një përballje mjaft të fortë mes dy skuadrave shqiptare. Dy herë bardheblutë kaluan në epërsi dhe po dy herë u arritën nga shijakasit, që më pas fituan edhe setin final.
Po në këtë grup, Peja fitoi po 3-2 ndaj Skënderbeut të Kosovës. Në Grupin B, ekipi i Partizani fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë, duke marrë kreyesimin dhe tashmë është më pranë një vendi në gjysmëfinale.
Meshkuj-Grupi A (java e dytë)
Erzeni – Tirana, 3-2
Skënderbeu (Kos) – Peja, 2-3
Renditja: Erzeni 5 pikë, Tirana 3 pikë, Peja 3 pikë, Skënderbeu (Kos), 1 pikë.
Meshkuj-Grupi B (java e dytë)
Partizani – Vllaznia, 3-0
Luboteni – Ferizaj, e shtyrë
Renditja: Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Ferizaj 2 pikë, Luboteni 0 pikë.