Mbahet Seminari për Antidoping!
Është mbajtur Seminari për Antidoping, të shtunën, i cili u organizua nga FVK në bashkëpunim me Agjencionin e Kosovës për Antidoping, KosADA, në Hotel "Sirius" në Prishtinë.
Në këtë seminar u trajtuan tema me rëndësi në lidhje me antidopingun, teksa u diskutua për substancat dhe metodat e ndaluara të dopingut në sport për vitin 2023.
Ndërkohë, u ofruan detaje rreth procedurave të testimeve për doping që tashmë kanë filluar në vendin tonë.