MKRS licencon Federatën e Volejbollit të Kosovës!
@Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku sot priti në takim presidentin e FVK-së, Bahri Gjinovci dhe nënkryetaren Mimoza Shkodra, së bashku me përfaqësues të federatave tjera të Kosovës.
Në takimin e krerëve të FVK-së me homologët nga federatat tjera, ministri Çeku, në praninë edhe të zëvendësministres Daulina Osmani, nënshkroi dhe dorëzoi zyrtarisht licencën për presidentin Gjinovci.
FVK falenderon MKRS-në për pritjen dhe vlerësimin e punës së punonjësve në volejbollin kosovar@, njofton FVK.