Trajneri i Ferizajt, Goran Slavkov pas fitores kundër Vllaznisë së Shkodrës, tha se treguan lojë shumë të mirë në kuadër të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll (meshkujt).
"E filluam ndeshjen pa guximin e duhur dhe me respekt të madh për ekipin kundërshtar. Bëmë shumë gabime në sulm dhe organizim të lojës, por derisa futemi në mesin e setit, guximi filloi të rritet dhe kualiteti i lojës filloi të kalonte në nivel tjetër.
"Nga fillimi i setit të dytë deri në fund të ndeshjes, gabimet ishin më të pakta, organizimi i lojës ishte më i mirë dhe jam i lumtur që pati komunikim të mirë mes lojtarëve. Gjërat që kërkova të bëheshin nga lojtarët e tjerë, u përmbushën, edhe pse para ndeshjes isha paksa i frikësuar si do të luanin mbrojtje dhe pritje.
Në përgjithësi jam i lumtur me ndeshjen dhe lojtarët dhe shpresoj në të ardhmen mund të ngrisim edhe më shumë nivelin e lojës", tha Slavkov për faqen e FVK-së./