Dimër, shi, ftohtë, palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, vazhdon të jetë në gjendje të keqe.
Veprimtari sportiv përkatësisht i volejbollit, Kemajl Luzha, është i trishtuar me gjendjen e palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ndeshjet zhvillohen ashtu si munden dhe çudi se si lejohen në ato rrethana.
“Një dritare në palestër që 6 muaj nuk është vendos, të enjten luajtëm ndeshje dhe sot ka ndeshje liga ‘Gjergj Kastrioti’ si do të luajnë pa dritare.
Turp”, ka komentuar Kemajl Luzha..