Janë luajtur sot tri nga 4 ndeshjet e raundit të katërt të Ligës “Gjergj Kastrioti” për meshkuj e femra dhe janë regjistruar mjaft rezultate interesante.
Te femrat, Partizani fitoi 3-0 në Kosovë ndaj M.Technologie (29-27, 25-14, 25-15) duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes në Grupin A. Këtë grup e kryeson ekipi Kosovar i Skënderaj, që trumfoi 3-0 në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës (25-23, 25-21, 25-16).
Në Grupin B për femra, Fer Volej mundi 3-2 Skënderbeun (25-23, 25-16, 23-25, 19-25, 15-9), duke i sghkaktuar ekipit korccar humbjen e parë në këtë turne. Gjithsesi, Skënderbeu ruan kreun e renditjes së këtij grupi, shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
Te meshkujt, skuadra kosovare e Luboteni, fitoi 3-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë (23-25, 25-17, 18-25, 21-25), duke korrur fitoren e parë. Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Tirana, që mundi 3-2 Pejën (25-21, 25-22, 12-25, 23-25, 9-15), duke marrë kreun e Grupit A.
Liga Gjergj Kastrioti – Grupi A, Femra (java 4)
M.Technologie – Partizani, 0-3
Tirana – Skënderaj, 0-3
Renditja: Skënderaj 11 pikë, Partizani 7 pikë, Tirana 5 pikë, M.Technologie 1 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti – Grupi B, Femra (java 4)
Fer Volej – Skënderbeu, 3-2
Drita – Vllaznia, e shtyrë
Renditja: Skënderbeu 10 pikë, Fer Volej 5 pikë, Drita 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti – Grupi A, Meshkuj (java 4)
Peja – Tirana, 2-3
Erzeni – Skënderbeu (Kos), 22 janar
Renditja: Tirana 8 pikë, Peja 7 pikë, Erzeni 2 pikë, Skënderbeu Kos. 1 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti – Grupi B, Meshkuj (java 4)
Vllaznia – Luboteni, 1-3
Ferizaj – Partizani, 22 janar
Renditja: Ferizaj 8 pikë, Partizani 7 pikë, Vllaznia 3 pikë, Luboteni 3 pikë.